Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Armend Muja, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar vet Muja përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.
Muja është bërë baba i një vajze, të cilës ia ka vendosur emrin Azura.
“Azura Muja, 19.02.2021, ora 16:43, Prishtinë. Sot, Arjeta dhe unë jemi bërë prindër për herë të dytë. Arjeta dhe vajza Azura janë mirë me shëndet”, ka shkruar Muja.
Ndryshe, Muja pritet të jetë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pasi ka marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 14 shkurtit./BS