Kritikat e opozitës karshi pushtetit, janë vetëm poena pozitivë për partinë në pushtet.
Kështu po mendon opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.
Ai përmes një postimi në facebook, ka ‘shpërthyer’ ndaj opozitës, e cila sipas tij, kanë vjedhur edhe në sendviqa.
Krasniqi opozitës i drejtohet si ‘hajna të fëlliqtë’.
Postimi i plotë:
Sa herë që kritikojnë hajnat e opozitës pushtetin e sotëm, aq më shumë e rrisin partinë në pushtet.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur pushtetin është ta mbyllin gojën, sepse popullin e irritojnë aq më shumë kur e dimë cfarë i kanë bërë këtij vendi për më shumë se dy dekada.
Edhe në sendviqa keni vjedh.
Hajna të fëlliqtë.
Pushtetin e sotëm për gabimet që i bëjnë duhet ta kritikojnë votuesit e saj, sepse në zgjedhje janë ata që i ndeshkojnë.