Lulet e Akjes rekomandohen për të shtuar rrjedhën e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Ajo është studiuar gjerësisht për përfitimet e saj shëndetësore dhe në këtë mënyrë ka shumë përdorime.
Ka lloje të ndryshme të lules së Akjes, kështu që ka dallime të vogla në vajrat e tyre thelbësore.
Biologu, Klodian Lala, na tregon se në cilat qytete shqiptare rritet kjo bimë dhe gjithashtu na flet për vlerat kurative te saj.
Vaji nga lulet e Akjes, ka veprime rigjenereuse në qelizat e lëkurës dhe është dobishëm në parandalimin e alergjive të ndryshme.
Është shumë i mirë për plagët, duke aplikuar këtë vaj në plagë e shëron atë dhe parandalon rritjen e infeksioneve bakteriale dhe ka aftësi shëruese të shenjave në lëkurë.