Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 447 raste të reja nga 3.034 testime të realizuara.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 620 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 30 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 716.173 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 151.569 persona.
Nga personat e infektuar, 131.530 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.772 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.267.