Policia konfiskon mbi 4 mijë mjete piroteknike në Strugë

Maqedonia

Policia konfiskon mbi 4 mijë mjete piroteknike në Strugë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, më 31.12.2021, pas marrjes paraprake të urdhërit gjyqësor, është kontrolluar shtëpia e M.M (47) nga fshati Llabunishtë.

Sipas policisë, policët e strugës kanë gjetur dhe konsiskuar 4.400 copa mjete piroteknike që M.M i ka poseduar ilegalisht.

Ai është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Kujtojmë se policia gjatë muajit dhjetor vazhdimisht ka zbatuar aksione kundër shitjes ilegale të mjeteve teknike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat