Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,17 % në raport me vendimin e datës 27.12.2021.

Çmimet e shitjes me pаkicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, ЕUROSUPER BS-98, ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMIVSËRI (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,850 den/kilogram dhe tani do të jetë 40,210 den/kg.

Nga data 4.1.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 65,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 65,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 40,210 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 4,218 %, te nafta për 3,934%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 4,093 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 3,052%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,217%. Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.01.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat