Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa për shkak të mjegullës ulje të dukshmërisë ka në disa akse rrugore.
Mjegull ka në rrugët Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, Koçan – Shtip ku dukshmëria është nga 50 deri në 100 metra, ndërsa në Tetovë – Grupçin deri në 50 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.