MPB: Një prind ka sulmuar psikologen në një shkollë të mesme në Strugë

Maqedonia

MPB: Një prind ka sulmuar psikologen në një shkollë të mesme në Strugë

Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një prind i një nxënësi në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë ka sulmuar psikologen e shkollës.

SPB Ohër sot kumtoi se më 14 mars në ora 14 e 30 minuta në SPB Strugë u denoncua se R.B. nga Ohri në hapësirat e një shkolle të mesme në Strugë, në mënyrë agresive ka reaguar ndaj një të punësuare në shkollë dhe ka tentuar ta sulmojë me sende të forta.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, siç thuhet në kumtesë, do të parashtrohet padi adekuate.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat