Zgjedhjet në Kosovë:Do të kalojnë fill e për pe nëpër livadhin e kositur...!
Do të ishte mirë që,përmes programeve politike dhe herë-herë më shumë fjalë e punë pak,të mendojmë për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës,përmes botës kadrovike,e jo si deri tash (lexo:parti-shtet)koncept ky që i ka kaluar koha.
Demokracia kërkon rrafshe të reja të dijes,të përkushtimit,të spektrit kadrovik të përzgjedhur edhe nga vota e popullit,që të nisin pa u vonuar kahet e zhvillimit të shtetit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Isa Mustafa,kryetar i LDK-së pati thënë se,qytetarët nuk vendosin për zgjedhjen e kuadrove për ushëheqje të shtetit,por kjo e ,,drejtë,,sipas tij u takon partive politike(sic!)
Ajme!
Përmes zgjedhjeve,sovrani i votës së lirë në Kosovë duhet të shikojë nga afër kontratën demokratike për të gjitha ata që,dalin në listat zgjedhore,të marrin këtë besim ose të prishet kontrata e votës së lirë për mandatin e ardhshëm...!
Mbi të gjitha:Shtetndërtimi kombëtar,demokratik dhe ligjor i Kosovës...!Sovrani duhet të vendosë për udhën dhe për të zgjedhurit e popullit në institucionet e shtetit...!
Jo vetëm fjalë për Kosovën...!