Zoti Basha shkruan sot me të drejtë një status në FB: “Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën”.
Ka 8 vite që Rilindja, alias Edi Rama i “baltosën” shqiptarët në të gjitha planet!
-Baltosën ekonominë!
-Baltosën rininë dhe studentët!
-Baltosën diplomacinë!
-Baltosën pensionistët!
-Baltosën (dështuan) me Pandeminë!
-Baltosën (rritën) papunësinë)!
-Baltosën investitorët e huaj dhe promovuan Ndraghetën!
-Baltosën dhe po na largojnë nga perëndimi duke u lidhur me Putin!
-Fatos Nano dhe Edi Rama, kanë dashur ta baltosin dhe vazhdojnë projektin rus dhe të Beogradit për ta baltosur Kosovën!
-Baltosën biznesin!
-Baltosën ( i larguan ) shqiptarët!
-Baltosën shëndetësinë!
-BALTOSËN SHQIPËRINË!
Rilindja dhe Edi Rama, kërkojnë mandatin e tretë, për t’i murosur shqiptarët!
Biles në mendjet e tyre të sëmura, kanë edhe mandatin e katërt! Prandaj shkruajnë për projekte 10 vjecare deri në 2030!
Por për të shpëtaur nga balta 8 vjecare, ka një shpresë, ka optimizëm, ka opozitë me alternative, ka një lider opozitar që premton daljen nga kriza e “Qeverisë së baltës”!
Ka ardhur koha të ndryshojmë, për të besuar tek e ardhmja. Më 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!
Për të shpëtuar nga balta e Rilindjes, dhe për t’iu drejtuar punës dhe zhvillimit, sic thotë populli për t’i bërë pak duart me “baltë” dhe jo me drogë dhe prostitucion po citoj proverbin: "Dora me baltë, buka me mjaltë."
Më mirë punë të ndershme duke u lodhur pak dhe punuar për Shqipërinë e së ardhmes, së nën sundimin e baltës së drogës dhe krimit!
Të bëhemi të gjithë pak idealistë, të djathtë dhe të majtë sic deklaronte John F. Kennedy, pa iluzione, për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga balta e qeverive!!