Ja pse humbi Vetëvendosje, këto janë gabimet e saj!

Opinione

Ja pse humbi Vetëvendosje, këto janë gabimet e saj!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 15 nëntor 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim, Lëvizja Vetëvendosje

Me të përfunduar balotazhi, u mësua edhe kush çka fitoi e çka humbi. Natyrisht pritshmëritë janë të mëdha tek partitë e mëdha, sidomos tek Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet nacionale rezulton të jetë partia e parë. Prandaj, edhe pritshmëritë ishin tek kjo parti, e cila nuk doli ashtu si e kishte menduar.

Në veçanti humbja në Prishtinë ka shkaktuar tërmet për Vetëvendosjen, e cila e kishte bërë pothuajse punë të kryer garën për Prishtinën, kjo gjë edhe i kushtoi. Të gjitha partitë tjera, duket se janë gëzuar shumë nga kjo humbje, me sulmet e vazhdueshme ndaj Albin Kurtit. Ka shumë njerëz që më kanë pyetur, pse ra Vetëvendosje, pse nuk arriti të fitonte më shumë se katër komuna, edhe pse njërën nga këto të mëdha. Sipas mendimit tim këto janë arsyet kryesore pse Vetëvendosje, nuk fitoi edhe aty ku ka mundur.

Së pari, dhe arsyeja kryesore, ka të bëjë më kandidatët e saj, të cilët dorën në zemër ishin shumë të dobët. Nuk mund të fitohet Ferizaj me “Miss gjyshe”, apo Prizreni me Haskukën, kulmi i të gjithave “akademikun” Bahtiri. Me kandidatë hajgeregji nuk fitohet. Edhe në komunat tjera, vërtetë ka pasur kandidatë të dobët. Nuk “ndezë” më fryma e Albin Kurtit në zgjedhjet lokale, këtë duhet ta kuptojë Vetëvendosje një herë e përgjithmonë, në nivel lokal krejt ndryshe votohet, votohet individi, jo partia.

Rast eklatant e ke në Ferizaj, ku Agim Aliu votohet si individ, sa për PDK e treta del në Ferizaj. Kjo duhet të shërbejë si mësim për Albinin që më mos të bëjë gabime të tilla. Alban Hyseni në Gjilan është votuar si individ, rast më të mirë se ky s`ka. Me përjashtim të Prishtinë, ku u bënë të gjithë bashkë kundër VV në tjerat komuna Vetëvendosje ka humbur me meritë. E pikërisht Prishtina është rast që ka tronditur më shumë VV-në, Prishtina është kryeqytet, pas qeverisë qendrore është më e rëndësishmja për t`u qeverisur, e kjo gjë e penalizon atë që nuk fiton, ndërsa i jep oksigjen në këtë rast LDK-së.

Arsyeja tjetër e humbjes së VV-së ka të bëjë me mos punën që kanë bërë Agim Bahtiri dhe Haskuka në komunat përkatëse, shto këtu edhe Shpendi e ka penalizuar në Prishtinë deri diku, pavarësisht se s`ka qenë përcaktues, e të cilat në një farë mënyre janë parë si shembuj të këqij të qeverisjes. Tjetra arsye ka qenë mobilizimi i klanit “Pronto” përmes disa portaleve të cilat kanë bërë fushatë anti VV gjatë gjithë kohës, kjo ka pasur efektin e vet. Frika se me ardhjen e VV-së në pushtet harraqi dhe tenderët do të ndalen, ka bërë bashkë krimin dhe korrupsionin të punojnë ditë e natë kundër VV.

Megjithatë, pavarësisht të gjithave, Vetëvendosje duhet të nisë strukturimin e degëve, apo qendrave të saj, për të qenë më afër kërkesave të qytetarëve, që në krye të saj të jenë njerëz të dinjitetshëm, të përgatitur dhe me imazh të mirë. Këto zgjedhje i dhanë dy mesazhe të forta Albin Kurtit: Fryma e VV-së kundër hajnave në nivel lokal nuk funksionon dhe me sojin e Bahtirit dhe Haskukës e “mis gjyshes”: Nuk fitohen zgjedhjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat