Si asnjëherë më parë, SHBA po tregohet e rreptë me Albin Kurtin, krejt kjo si pasojë e gjendjes së krijuar në veri. Madje, edhe Sekretari i SHBA-së, Blinken e kishte kritikuar Kosovën për veprimet e saj, ndërsa jo Serbinë për mobilizimin ushtarak.
Pavarësisht se Kurti deklaroi " jo veprimi në veri do të ishte mos përmbushje e obligimeve", duke aluduar në zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve në veri. Shumë kush mund të jetë dakord me veprimin e Kurtit, por kundërshtimi ka ardhur nga qasje e tij.Këtë gjë e ka shpjeguar profesori amerikan, Edëard Joseph, pasi të cilit Albin Kurti ka të drejtë në shtrirjen e sovranitet anekënd vendit, por dënimi i tij nga aleatët perëndimor erdhi për shkak të injorimit të nevojës për bashkërendim të veprimeve në veri. Pikërisht mos koordinimi ka prodhuar pasojat e para, me anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Defender Europa 2023.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri. Megjithatë ambasadori amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, dhe që t’i tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.
Edhe pse Kurti para se të ndërmerrte veprime ka qenë i paralajmëruar qysh me 26 maj nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe, ende nuk janë mbyllur të gjitha shtigjet për të ulur tensionet dhe për të vazhduar bashkërendimin e veprimeve me SHBA. Albini ka të drejtë dhe është legjitime me veprimet në veri, mirëpo duhet koordinim me SHBA, pa të cilën as liria dhe pavarësia s’do të ekzistonin dhe as s’mund të mbijetohet.