Gëzim Muçolli
MBRËMJA E LUFTËS DHE PAQES ME PROFESORËT E UNIVERSITETIT TË PADOVËS
Ditën e hënë me 27 janar 2025 në Padova , u mbajt një mbrëmje speciale kushtuar iniciativave dhe projekteve për paqe, organizuar nga shoqata "Miqtë e Shtëpisë së Popullit" (Amici Casa del Popolo di Pontevogodarzere").
Tema mjaft ikonike kushtuar rrethanave dhe zhvillimeve në ngjarjet aktuale në skenën botërore plot luftëra e konflikte ku peshën më të madhe në ndërgjegjen e njerëzimit e kanë lufta ruso-ukraine dhe konflikti me përmasa gjenocidale midis Izraelit dhe palestinezëve në Gaza.
Morëm pjesë edhe unë e Valdetja të ftuar nga mikja jonë dhe koordinatorja e shoqatës Sara Mondini, profesoreshë e Psikologjisë klinike në Universitetin e Padovës dhe aktiviste e dalluar për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ligjërues të ftuar për të shtjelluar temën: "Të ndalen luftërat - të ndërtohet paqja ishin profesorët e nderuar: Marco Mascia dhe Stefano Valenti.
Marco Mascia është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës si dhe President i Qendrës Universitare për të Drejtat e Njeriut “Antonio Papisca”; pastaj edhe Koordinator i Rrjetit të Universiteteve Italiane për Paqe (RUniPace"; anëtar i Bordit Akademik të Programit të Përbashkët Ndërkombëtar të PhD në të Drejtat e Njeriut, Shoqërinë dhe Qeverisjen Shumënivelëshe; Anëtar i Komisionit për Presidiumin e Universitetit për Cilësinë e Misioni të Tretëve, Drejtor i Revistës "Paqja, të Drejtat e Njeriut dhe Qeverisja" (Padova University Press), Bashkëdrejtor i Serisë "Studime të të Drejtave të Njeriut", Peter Lang International Academic Publishers; Të Drejtat e Njeriut/Vjetari Italian i të Drejtave të Njeriut (Padova, Padova University Press / Bruksel, Peter Lang Përgjegjës për trajnimin e të rinjve në shërbimin civil në Universitetin e Padovës) si dhe është anëtar i komitetit shkencor të revistave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Stefano Valenti është profesor në Universitetin e Padovës në lëndën “Të Drejtat e Njeriut dhe Dialogu Interkultural ” në Master Internacional in Psikologjinë Klinike, Sociale and Interkulturale . Ai ka punuar edhe si nëpunës civil ndërkombëtar për Parlamentin Evropian, pastaj në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Këshillin e Evropës.
Pas pjesës tematike të mbajtur nga profesorët e nderuar moderatorja e takimit profesoresha Sara Mondini më ftoi edhe mua të jap kontributrin tim në këtë takim kushtuar paqes dhe aktualitetit të luftërave. Duke u përpjekur të respektoj kohën e lejuar që zakonisht i kushtohet parashtrimit të pyetjeve lidhur me temën shfrytëzova mundësinë që jepte ambienti i ngritur kulturor dhe social i pjesëmarrësve dhe niveli i lartë akademik i relatorëve që të flas edhe për Kosovën dhe paqen nga prizmi i relacioneve të Kosovës me Evropën dhe fuqitë vendimmarrëse.
Njëkohësisht falenderova profesorin Marko Masha dhe kolegët e tij duke ia kujtuar publikut se ai bashkë me profesorin e ndjerë të shkencave politike Antonio Papisca e me bashkëpunëtorë nga Universiteti i Padovës, janë autorë të ligjit me të cilin u themelua Tribunali Internacional Penal i Hagës për krimet në Ish- Jugosllavi, fillimisht kundër Millosheviçit me bashkëpuntorë e pastaj u profilizua në degët përkatëse në shtetet si Serbia, Kroacia, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.
Midis tjerash bëra vërejtjet e mia në disa drejtime siç ishte njëanshmëria dhe të pavërtetat e instrumentalizuara nga Beogradi në raportin e deputetit zvicerran Dick Marty për UÇK-në në Këshillin e Europës mbi të cilin u krijua akuza për ti gjykuar ata që udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës. Angazhimi i Dick Martit përfundoi në rrethana tragjikomike sepse u desht ti sigurohej skorta përcjellëse për ta ruajtur sepse qeveria serbe po tentonte ta vriste, që ta eliminonte fizikisht sepse ishte dëshmitar i gatimit të këtij raporti.
Ua thashë troç se gjatë luftës çlirimtare mund të kishte ndodhur ndon jë gabim apo krim sepse ishte luftë por tërheqja e paralelizmit të tillë në akuzë ishte sikur të gjykoheshin në Gjyqin e Norimbergut (Nürnberg) edhe kriminelët nazistë për krimet e tyre edhe partizanët italianë për luftën për liri.
Një problem tjetër për paqen është edhe ajo se sa është e bashkuar Europa. Kur e ka shpallur pavarësinë, Kosova është njohur nga 23 shtete prej 28 anëtarëve të saj. Pesë vende të Unionit Europian: Spanja, Greqia, Romania, Sllovakia dhe Republika greko-qipriote hezitojnë ta njohin Republikën e Kosovës. Ato ende besojnë se duke mos e njohur Kosovën mund ti zgjedhin problemet e veta por pikërisht kështu nuk mund të zgjedhin asgjë.
Profesor Valenti u përgjegj në mënyrë sintetike para publikut kurse profesor Masha preferoi të përgjigjej gjatë darkës që pasonte këtë takim të çmuar plot përvoja rreth paqes dhe njohjes së zhvillimeve ndërkombëtare aktuale dhe projekteve të ardhshme që rrezikojnë ekuilibrin e garantuar të qetësisë dhe mirëqenies së globit aty ku edhe Kosova është një nga pikat e drejtpeshimit.