Nesër më 15 .3.2025 do të mbahen protesta masive në Beograd. Qytetarët serb nuk mashtrohen me më gënjeshtrat e presidentit të tyre gënjeshtarë. Orvatjet për ta eksportuar këtë problem në Bosnjë dhe Hercegovinë apo në Kosovë dështuan. Krimi po kthehet në qendrën ku u dizajnuan krimet dhe fatkeqësitë që nga viti 1989 dhe me herët. Aty ku u projektuan të gjitha luftërat dhe masakrat mbi civilët, shqiptarë,boshnjak, dhe kroat. Vuçiq bashkë me rrjetin e tij kriminal që po torturon dhe armiqëson serbet edhe kështu të armiqësuar nga të bëmat e tyre për këto dy dekada më fqinjët e vet dhe tani edhe në mes veti. Krimi kthehet në origjinë, ky është ligj sociologjik e provuar shumë e shumë herë deri tani.
Presidenti i Serbisë bashkë me rrjetin e tij mafioz është përgatitur për nesër. Parkun “Pionir” do ta mbroj me paraushtarak. Ish policët kriminel që i ka pas në Kosovë nesër i ka aty. Ndoshta do të komandohen nga Radojçiq, këta nesër duhet të arsyetojnë vetën për pagat që i marrin pas vet largimit nga policia e Kosovës. Pjesa tjetër e këtij rrjeti duhet të mbrojnë pasurit e tyre të fituara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Duket që nuk pati sukses vizita e tij në Banjallukë, as telefonata e tij me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Ky i fundit është në telashe të veta nga se pretendimi i tij për ta okupuar Ukrainën i ka kushtuar shumë shtrenjtë në të gjitha planet. Mineralet e rralla që i kishte pretenduar po shkojnë në SHBA. Ndërsa BE por riorganizohet ushtarakisht për të i përballuar pa problem çdo sulmi të mundshëm nga agresioni rus. Bartja e armëve në Kosovë nuk pati sukses ai arsenal i armeve përfundoj në duart e policisë profesionale dhe patriote të Kosovës. Ndërsa në Bosnjë u shtua numri i pjesëtarëve të SFORIT. Nesër Vuçiq ka dy zgjedhje:
1.Të dorëzoj pushtetin në mënyrë paqësore ose të përballet me dhunën që e ka akumuluar vet që nga ardhja e tij në pushtet dhe në veçanti këto pesë muajt e fundit. Lista kriminale serbe mobilizoj kriminelet e vet dhe i nisi për Beograd, ata nesër do të veprojnë sipas urdhrave të Vuçiqit për të mbrojtur kërrigën e tij shumë të dhimbshme dhe pushtetin e rrjetit të tij kriminal që po rrezikon paqen në Gadishullin Ilirik. Këta kriminel që terrorizojnë serbet e Kosovës që nga ardhja e tij në pushtet. Nesër ndoshta do të jenë të pa armatosur nga se armët i kanë lënë në Kosovë ose nesër do të marrin armë të reja nga se Serbia është armatosur shumë këtyre viteve të fundit. Gazetat serbe shkruajnë se Presidenti diktator ka marr vet komandën e policisë serbe për nesër.
2. Mundësia e dytë shumë më e mençur dhe njerëzore është që ky nesër të jap dorëheqje dhe të shpallë zgjedhjet e lira në Serbi nga se këto zgjedhje nuk ishin demokratike, ishin të manipuluara nga partia në pushtet, kështu vlerësonin edhe mbikëqyrësit e zgjedhjeve nga BE. Sikur së Lista Serbe që ka ardhur pjesërisht nga Kosova që janë të pa dhimbshëm për pushtetin në Beograd ashtu edhe serbet në Serbi, Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë janë të pa dhimbshëm për Rusinë. Këtë profesorët në Beograd e dinë mirë. Ata që kjo nuk u intereson sa jetë njerëzish do të humbin janë koalicioni në pushtet dhe kishat serbe. Këto të dyja dëmtohen shumë nëse ky koalicion kriminal bije nga pushteti. Këtyre pushtetarëve bashkë me kishat ju konvenon situata e tensionuar. Nga se në situatë të qetë zbulohen krimet e pushtetit serb.
Projektet nacionaliste për Kosovë dhe BH janë paraprakisht të dështuara këtë e kanë të çartë, por pushteti nuk mund ta mbajnë më në qetësi. Presidenti i Serbisë është hipokrit i stërvitur, ai tani vajton koalicionin e vet që po vuan nga dhuna, ndërsa në BE dhe OKB vajton Serbin se po vuan nga vendimet të BE dhe OKB, nga kjo del se të lumtura mbetën vetëm familjet që humbën familjaret e vet nga masakrat serbe në të cilat mori pjesë edhe vet Vuçiq , madje kërkonte të vriten 100 boshnjak të pafajshëm për një kriminel serb. Andaj ajo që mbetët e pandryshueshme është se Serbia është ajo që kërcënon paqen në BE dhe Botë. Kjo është një pasqyrë e çartë për institucionet e larta Evropiane amerikane dhe botërore.