A e ka të vështirë Albin Kurti ta bëjë qeverinë e re?

Opinione

A e ka të vështirë Albin Kurti ta bëjë qeverinë e re?

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 17 mars 2025 Në ora: 20:41
Albin Kurti

Po të kishte lider të njëmendët dhe demokratik do të kishim edhe lexim të vullnetit politik të qytetarëve, por ja që ende demokracia dhe liderët janë larg dhe vullneti i qytetarëve mbetët i çalë, i pa përmbushur dhe i palexueshëm politikisht. Me përjashtim të Kurtit duhet pranuar që liderët tjerë ende nuk kuptojnë politikisht ç ‘është të lexosh seriozisht vullnetin politik siç duhet. Nuk thuhet kot; “Pasi ta kemi salcën në pjatë, duhet ta hamë të paktën ashtu siç e kemi gatuar”.

LVV-ja ka marrë mbi 40% të votave shumicë të gjithë elektoratit votues dhe duhet të jetë hisedarja e vetme që duhet të përzgjedh kë ta marrë në qeverisje e re nga partitë e tjera garuese. Pas garës politike në zgjedhje duhet të ketë reflektim të votës, në mënyrë qe të kuptojmë se ku qëndron vullneti politik.

Le të saktësojmë, mjaftë e vështire për demokracinë që vota të lexohet me numër rendor, por se më shumë duhet të kuptohet në kompeticion absolut se vota ka legjitimitet vetëm shumicën.

Le ta marrim si të mirëqene se konkurrenca politike e bënë demokracinë funksionale dhe po ashtu e etalon në ide sistemin. Një sistem me ide standarde është i ruajtur nga ngarkesat e kyçura jashtëligjshëm, pra idetë për zhvillimin e demokracisë gjithnjë konvertohen në kondita lirie dhe për këtë një politikan prej se vërteti duhet të ketë imagjinatë të fortë kreative për të mbijetuar politikisht.

Shteti dhe sistemi pa politikan kreativë e ka të vështirë të sfidoj marrëdhëniet politike sot në botë sepse zhvillimet janë të hovshme gjithandej dhe për këtë na duhen imperativ koha.

Të jesh në imperativ do të thotë të jesh i përgjegjshëm, të sillesh me ndërgjegjeje politike ndaj sfidës për kombin dhe shtetin që ka sot në sfidat e rruzullit.

Natyrisht, nuk duhet as këtu, nder ne, askush të shpërndaj panikun se ne s’jemi askund në listën e vendeve që meritojmë kombin dhe shtetin, sepse për këtë kishte sakrificë të lartë historike që sot kemi hapësirë politike më legjitime dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe për këtë na duhet vetëm reflektim dhe besim në vetvete.

A e ka të vështirë Albin Kurti, ta bëjë qeverinë e re? Po, sepse oponentët e tij politik janë skajshmërish të stacionuar, por nëse ndonjëri prej tyre sheh dhe reflekton prej se vërteti zgjedhjet atëherë do ta kuptoi vullnetin e shprehur të qytetarëve, më këtë reflektim do të kishim qeveri të re dhe të vullnetshme për qytetaret. Le të vemi në llup se cili mund të futet në koalicion me qeverinë e Kurti. Edhe pse dihet qe oponentët politik kishin gabime të mëdha dhe jo qasje të duhur politike me kombin dhe shtetin se paku duhet ti pranojmë se nuk janë edhe të pandërgjegjshëm deri në fund.

Fatmir Lima është një politikan i rëndomtë por jo edhe i papërgjegjshëm me faktin se vendit i duhet qeverisja aktuale, për të mos rrëshqitur në zgjedhje të reja qe nuk do të na japin një rezultat tjetër, të ndryshëm nga ky qe kemi. Albin Kurtit i duhet një koalicion i vogël për të krijuar qeverinë e re, e ky mund të jetë Fatmir Lima me dy deputet të tjerë, plus minoritet jo serbe dhe mund të krijohet qeveria. Albin Kurti më mirë se me Fatmir Limën nuk mund të përbashkësoj qeverinë e tij, pasi edhe kahet politike janë të njëjta të majta. Ndërsa Fatmir Lima nuk mund të forcohet më shumë se sa në Qeverisje e Kurtit 3.

Fatmir Limaj mund të ngjitet në zëvendëskryeministër ose edhe në ndonjë dikaster tjetër të qeverisë sepse shembulli i Faton Pecit nga lista Guxo tregoi se mundët të ngjitet lartë nëse punon si duhet në këtë qeveri. Pra, Fatmir Lima ka gjasa dhe shpresë të rikthehet fuqishëm më qeverinë Kurti 3. Le të shpresojmë se nuk do ti humbas vet këto gjasa për kredon e tij të ardhshme politike. Nëse heziton këtë vend do ta zë dikush tjetër, ndaj nuk duhet të pres një ftesë por se duhet vetvetiu ti ofrohet Kurtit, qe ta ndihmoi dhe ta formoi qeverinë menjëherë.

Lima me të tjerët oponentë politik është më i dobët dhe më pak i suksesshëm, pasi një opozitë e harrnuar dhe me shumë programe brenda, nuk ia del dot të tregoi sukses politik pasi goditet nga të gjitha anët e saja të dobëta. Një qeveri e dobët e dalë prej opozitës së mundshme të bashkuar nuk është garantuese e suksesit politik kur kemi edhe një politikë dinamike në botë e sidomos pas zgjedhjeve në SHBA. Goditjet ndërkombëtare që mund ti vijnë Kosovës dhe një qeveri e harrnuar nuk është ne gjendje ti përballoi sepse mungojnë parimet dhe qasjet politike dallojnë karshi zhvillimeve. Kurti me Limen më mirë dhe më me sukses i përballojnë këto goditje sepse janë më të fuqishëm në parime dhe qasje, le të shpresojmë se nga ky moment Lima do të reflektoi dhe do ti shkoi në zyre Kurtit dhe ti ndihmoi në bërjen e qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat