Vdes personi që u lëndua me paragllajd në Istog
Ka vdekur personi që u lëndua në Istog pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Ejup Govori nga Klinika Emergjente në QKUK.
Ka vdekur personi që u lëndua në Istog pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Ejup Govori nga Klinika Emergjente në QKUK.
Një person në fshatin Sine të Istogut është vetlënduar sot, pasi ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se personi është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u lëndua duke manovruar me paragllajd.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së viktimës, në Istog.
Media raporton se 55-vjeçari S.Ipekli, u aksidentua nga flutura e paraglladjit, para se të bënte nisjen.
Atij iu dha ndihma e parë në QKMF-në e Istogut, por, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u bart me autoambulancë në drejtim të QKUK-së, në Prishtinë.