Dita e Shërbyesve Civilë në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale.
OKB-ja me këtë rast inkurajoi vendet anëtare, që nga viti 2003, të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive.
Kjo ditë feston vlerën dhe virtytin e shërbimit publik për komunitetin; nënvizon kontributin e shërbyesvë civilë në procesin e zhvillimit; vlerëson punën e nëpunësve publikë dhe inkurajon të rinjtë të ndjekin karrierën në sektorin publik.
Dita Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë shënohet edhe në Kosovë.Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) ka ftuar një konferencë për media në zyrat e saj në ora 11:00.