Sovrani nuk i dha as gjysmën, LVV synon të gjitha:
Kryeparlamentarin,
Kryeministrin dhe
Presidentin!
Synimit arrivist të LVV-së, për t'i kap të gjitha përmes shantazhit:
M'i jepni të gjitha, ose rrezikoni të zhdukni nga jeta parlamentare me kërcënimin për zgjedhje të reja, fakt ky që i jep fund demokracisë, pluralizmit politik dhe vlerave të qytetërimit euro-perëndimor, Opozita parlamentare në krye me lidershipin e ri të LDK-së, duhet t'i përgjigjet me një JO të prerë!
Fituesi të heq dorë nga Presidenti, ose Opozita ta bojkotojë gjithë procesin!
Sot, LDK-ja, në takim me LVV-në, përkatësisht takimi i Kryetarit Abdixhiku dhe deputetit Kujtim Shala, përballë kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe deputetes Vjosa Osmanit nga LVV-ja, si fitues të zgjedhjeve, duhet t'a kushtëzojë fituesin e zgjedhjeve (VV-në), me heqjen dorë nga pozita e presidentit, duke ia lënë këtë pozitë opozitës, po që se duan këtë të fundit në konstituimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
-LDK, të mos i nënshtrohet diskursit arrivist të LVV-së, të promovuar në mënyrë të sofistikuar nga industria agresive mediatike dhe fryma populiste, dhe i sponzorizuar nga qarqe të dyshimta, histerike dhe anti-shtetërore.
-Një nënshtrim eventual i LDK-së ndaj këtij diskursi hegjemonist, do të ishte përveç poshtërim i vetvetes, edhe rrezik për vetë ekzistencën e vlerës sublime të Lëvizjes sonë nacionale të fund viteve të 80-ta r deri më sot, Kosova shtet sovran dhe demokratik.
Çfarë realisht pret LVV-ja nga procesi, cila është intenca?
E vetëdijshme se nuk imponon dot synimin e saj arrivist në kapjen e pozitës së Presidentit, ajo dëshiron konstituimin e Parlamentit dhe votimin e Qeverisë “Kurti 2", për ta eliminuar (vrarë) politikisht pretendenten e LVV-së për presidente, znj.Vjosa Osmani dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje për "fajin" e opozitës, e cila "pengon" tranzicionin "demokratik" të pushtetit, si dhe duke larguar Qeverinë Hoti në detyrë dhe u.d-në, e Presidentit, znj.Vjosa Osmani, dhe për t'i liruar pozitën e u.d. të presidentit nga Kryeparlamentari i ri, kuptohet nga fituesi i zgjedhjeve!
Opozita, ta bojkotojë procesin e konstituimit të Parlamentit
Arrogancës agresive të LVV-së, përballë opozitës, dhe pretendimit absolutist dhe autoritarist të z.Kurti, i cili përmes frymës së "ndryshimit" dhe kursit populist, dëshiron të shtrijë hegjemoninë dhe nënshtrojë opozitën, dhe kështu t'i hap rrugë sistemit totalitar, i cili do të përmbyste definitivisht demokracinë parlamentare si sistem të arrirë të vlerave euro-perëndimore, duhet përgjigjur me JO të pa kapërcyeshme.
Kështu, Opozita do ta pamundësonte, ose së paku nuk do të legjitimonte dhe legalizonte mbytjen e demokracisë dhe pluralizmit politik, një e arritur kjo pas rënies së ish-sistemit komunist që rënia e perdes së hekurt me rrëzimin e murit të Berlinit me 3 tetor 1989.
Marrëveshja për Presidentin, para konstituimit të institucioneve!
Të arrihet marrëveshja pozitë-opozitë për Presidentin, i cili i takon ekskluzivisht opozitës, dhe të zgjidhet fillimisht Presidenti e më pas Qeveria, si e vetmja mënyrë, e cila ruan balancet e pushteteve, pluralizmin politik dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, do të rrëshqitej në vorbullën e lojës obstruksioniste dhe destruktive të Lëvizjes, e cila do dëmtonte shtetin dhe Institucionet e vendit.
Po që se LVV, synon të formojë institucionet pa nevojën për opozitën, që i bjen duke mos heq dorë nga pozita e Presidentit, atëherë "Regjimi i vjetër" duhet ta bojkotojë pushtetin e ri "demokratik" të "Liderit pan-shqiptar", z.Kurti, që nga procesi i konstituimit të institucioneve e deri të ushtrimi "demokratik" i pushtetit të tij!
Votimi eventual i kandidatit të LVV-së, për president të Republikës së Kosovës, nga ana e opozitës, do të ishte vetëvrasje politike, nënshtrim ndaj hegjemonisë dhe mbytje e demokracisë parlamentare me rreziqe të paparashikuara për orientimin dhe vetë fatin e vendit.