Ndryshimet e mëdha politike që ndodhën pas lufte!

Opinione

Ndryshimet e mëdha politike që ndodhën pas lufte!

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:59
Adem Bytyçi

Në kohën kur rifillojnë negociatat Kosovë ‐Serbi, debatet TV, kanë marrë përmasa bombastike dhe herë, herë skandaloze.

Kur sheh dhe dëgjon në emisione TV, të marrin pjesë nga njëherë gazetarë dhe opinionist sharllatan, që nuk e kanë idenë se qka flasin e shpjegojnë lidhur me fenomenet dhe proceset politike në Kosovë dhe rreth Kosovës, në vend që të nxisin kurreshtjen për t'i dëgjuar, të bëjnë për t'i urrejtur disa nga emisionet televizive.

Nuk diskutohet se në këto emisione TV, marrin pjesë edhe gazetarë të shitur te subjektët e ndryshme politike, të cilët deri dje kanë qenë kundër atyre subjekteve politike dhe individëve të dyshuar për korrupsion dhe shumë të këqija që i kanë ndodhur vendit tonë para, gjatë dhe pas lufte, por tani në ndërkohë kanë ndërru qëndrim, i përkrahin po ato parti e individ, të cilët më parë i kishin në shënjestër të kritikave.

Një qasje e tillë lë hapsirë për të kuptuar se në Kosovë nuk ka gazetari të mirëfillt dhe gazetarë të cilët i qëndrojnë besnik një gazetari objektive dhe të paanshme.

Për fatin e keq këto katrahura nuk ndodhin vetëm në gazetari, por edhe në politikë, partitë politike të cilat deri dje kanë bashkëqeverisë vendin dhe të mirat e pushtetit i kanë ndarë bashkë, sot i kundërvihen njëra tjetrës me ashpërsin më të madhe, me qëllim që pas humbjes së pushtetit, cila do të mund t'i kthehet më shpejtë qeverisjes së vendit...

Kur jemi të politika, këtu duhet të ndalemi më gjatë, të jemi më të kujdesshëm dhe konciz për atë që e themi.

Pas lufte kanë ndodhur ndryshime të shumta politke në vendin tonë, në të gjitha fushat më rëndësi për zhvillimin e vendit...

Në aspektin ndërkombëtare më së shumti i është kushtuar raportit të Kosovës me Serbinë, për të gjetur një zgjidhje paqësore afatgjate në mes këtyre dy shteteve pas një lufte të përgjakshme.

Edhe pse Serbia ka qenë agresori e Kosova viktima, Serbia ka ditë të luaj rolin e viktimës.

Me gjithë masakrat, krimet më monstruoze dhe gjenocidin anti shqiptar, Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje për këto krime lufte të llahtarshme, por i ka mohuar ato.

Me Kosovën dhe përfaqësuesit më të lartë politikë dhe institucional të saj ka ndodhur diqka krejt ndryshe, në vend që udhëheqësit e lartë serb me rastin e vizitave në Kosovë, t'i vizitonin memorialet e masakrave makabre serbe kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të bënin homazhe pranë të vrarëve dhe të masakruarve shqiptarë nga vetë ushtria dhe policia e tyre, këtë nuk e kanë bërë asnjëherë dhe as që do ta bëjnë në të ardhmen.

Ndërkaq, ish Presidenti Thaçi, dikur përfaqësues i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, ka zgjedh një rrugë tjetër, disa herë ka bërë homazhe pranë një opo dy varrezave serbe ma mbishkrimin :"Këto janë viktima të terroristëve shqiptarë", këto akte humane të ish-Presidentit Thaçi, Serbia i ka shfrytëzuar për propogandë, për t'i akuzuar shqiptarët e shfajësuar veten për gjenocid kundër shqiptarëve.

Z. Hashim Thaçi, edhe në një diskutim në KS të OKB-së, ka pohuar : "Mund të këtë patur ndonjë individ në radhët e UÇK-së, të ketë bërë ndonjë krim", po në të thotë dikush që ndonjë Ministër i jashtëm apo President i Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo në ndonjë takim tjetër ndërkombëtare ta këtë thënë qoftë edhe një fjalë të vetme për krimet makabre të luftës të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër shqiptarëve, as edhe njëherë.

Madje edhe sa u përket negociatave Kosovë‐Serbi, jemi tallur me fatet tona duke i bërë koncesione Serbisë, në dëm të Kosovës, të cilat nuk do duhej t'ia bënim pas Vendimit të GJND-së, me të cilin është konstatuar se, shpallja e pavarësisë Kosovës ishte e ligjshme sipas të Drejtësisë Ndërkombëtare.

Me sjellje dhe politika të tilla të shkujdesura është vështirë të fitohet beteja në tryezën e negociatave me Serbinë për të arritur një marrëveshje paqeje të drejtë për Kosovën...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat