Ju të dashur dhe të respektuar; njerëzit e një gjaku; Bashkëkombas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut; U jemi Mirënjohës për misonin tuaj që na Transmetoni edhe Neve!
Ju dini të zgjidhni Prijsit Tuaj!
Ju i qarkulloni Elitat me Votën e Arsyes, nuk i mbani në pushtet me Votën Qorre, Votën e Instiktit.
Ju e pastroni dhe e emanciponi shoqwrinw pushtetin!
Pushteti nga ju ka frikë, tek ne; mileti ka frikë nga pushteti!
Ju çmoni dhe përcaktoni Misionin Sipëror, Verdiktin Tuaj: Atdheu Mbi të Gjitha e Jo Partia mbi Gjithëçka!
Ju të dashur bashkëkombas: Bëni zgjedhje, dhe realizoni Zgjidhje!
Ju numëroni Votat e Sovranit, nuk ngatërroni Votat e tij.
Ju bëni zgjedhje e jo Vjedhje!
Fatkeqsisht ne të Kombit Am; bëjmë Zgjedhje e Jo Zgjidhje!
Bëjmë ngatërrimin e votave, jo numërimin e votave.
Ju i nxirrni rezultatet për 24 orë, dhe ne i “shpallim” rezultatet pas 24 Javësh!
Zgjedhësit tuaj, edhe pa të drejtën e lëvizjes, pa viza, vijnë nga të katër anët e botës dhe votojnë përfaqsuesit e tyre.
Zgjedhësit tanë lëvizin nëpër botë pa viza, dhe në prag të zgjedhjeve; u vihet postablloku, të mos hyjnë në Shtëpitë e tyre!
Ju zgjidhni “Barinj” të pastër, të pa prekur nga Zgjebia.
Barinj misioner, të Mbajnë të pastër: Tufën, Stallën dhe Kullotën!...
Ne zgjedhim; Zgjedhën për vete dhe për pasardhësit: Barinj të Zgjebosur, T'u fusin zgjeben, Tufës, Stallës dhe Kullotës...
Aq admiruese, lakmuese dhe frymëzuese, ishin këto ditë edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku jetojnë dhe bashkëqeverisin në vendin e përbashkët: maqedonaisit me shqiptarët, kur humbësit i japin dorën dhe urojnë fituesin, njohin rezultatin…
Askush nuk e ankimon rezultatin e zgjedhjeve.
As aty, ku bashkëjetojnë disa komunitete, nuk njihet vjedhja e votës, vjedhja e pushtetit…
Fatkeqsisht dhe pafundësisht, tek ne kanë rezultuar: Taborr me deputet dhe kryebashkiak të zgjedhur me dorë, me syrin e “Liderit Global”, nga tufa, vatha e zgjebosur, me rekorde kriminale!...
“Nje kokër kripë-prish një thes me sheqer”- thot filozofia e popullit.
Mjafton edhe një monstër, me këto rekorde kriminale për “Liderin” t’ia mbathte këmbëve, dhe t’i kërkonte ndjesë popullit:
O popull zgjedhës,
se bëra, atë që ju thash,
Do më falni,
a do më bëni hash?!...
Aq torturuese dhe turpëruese mbeten për ne shqiptarët e kombit Am, që nuk i njohim, nuk i demonstrojmë dhe nuk i gëzojmë këto standard; elementare- njerëzore, nga politika; Grabitqare, Zullumqare, Hileqare dhe Haleqare, 30 veçare…