E mjera Shqipëri, për këtë “të majtë” popull e rini!

Opinione

E mjera Shqipëri, për këtë “të majtë” popull e rini!

Xhevat Mustafa Nga Xhevat Mustafa Më 2 shkurt 2025 Në ora: 09:38
Kuvendi Rinor

Mijëra të rinj serbë, prej 2 muajsh në protesta kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiç, bëjnë marshim në këmbë, rreth 105 km, nga Beogradi në Novi Sad.

Në të kundërt, të rinjtë socialisto- rilindas shqiptarë bëjnë pëllëmbët dhe fytat me kallo për Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar Rinor organizuar në Tiranë më 1 shkurt 2025, në Pallatin e Kongreseve të Enverit e të Ramizit...!? Për më tepër e më keq, pa menduar fare shqiptarisht, se ai është shkaktari, fajtori dhe përgjegjësi kryesor për mplakjen dhe mpakjen e Shqipërisë nga ikja emigrantë në vende të Perëndimit e rreth 1 milion banorëve, shumica bashkëmoshatarë të tyre!

Pa i vrarë fare trutë apo mendjet për katandisjen e shumicës së shqiptarëve mbetur akoma në vend në nivelet më të ulta në botë të pagave, pensioneve, mirëqenies së përgjithshme, demokracisë, drejtësisë, shtetit ligjor e social funksional...!?

Se po ai, domethënë Edi Rama, që ata e lumturuan me fjalime, lavdërime, deklarata dashurie e besnikërie..., që e përmbytën me servilizëm të pështirë e me lëpirje macesh e konesh, është bashkë kryetari me Aleksandar Vuçiç i "Ballkanit të hapur"!? Por, edhe kryeministri i Shqipërisë, që ka bërë më tepër se paraardhësit e tij, të majtë e të djathtë, pazare me copa dhe interesa kombëtare shqiptare!

Këta djem e vajza të Shqipërisë, si motër binjake me Serbinë, Rusinë, Bjellorusinë..., për nga realitetet dhe diktaturat, që flasin nëpër korridore fakultetesh, në lokale, veprimtari partiake e që lumturohen kur dalin në fotografi me Edi Ramën, ngjashëm si Fatmir Xhafa me Enver Hoxhën, janë vërtetë të rinj apo "bashkë moshatarë" me kryetarin e zemrës e të votave...? Apo edhe me prindërit, bile edhe me gjyshërit e tyre? Ndryshe nga studentët serbë, këta enveristo- edramistë shqiptarë, nuk shkojnë më këmbë për 1- 3 km, as në fakultete e as në shtëpi, në tavolinat e ngrënies e në krevate! Por, plot prej tyre, as nëpër nëpër kafene, piceri, në lokale për qofte e sufllaqe, as nëpër klube drogimi, dehjeje dhe orgjishë, as në...wc"!?

Shumicës së këtyre, pjesa më e madhe bija e bij politikanësh, pushtetarësh, oligarkësh, "investitorësh strategjikë" edramistë dhe frekuentues të shpeshtë nëpër klube nate, iu numërohen me gishtërinjtë e njerës dorë se sa herë kanë shkuar nëpër librari e biblioteka për të marrë libra nga letërsia artistike shqiptare e botërore!?

Dil Enver nga varri se këta të rinj e të reja nga dokumentet e identitetit, do të puthin duart e do të këndojnë këngë si gjyshet e gjyshërit, si nënat dhe etërit...! Skenari sorosiano- edramist është tejet i kuptueshëm: Shqipëria duhet të mbetet pa RINI, së pari nëpërmjet emigracionit masiv! Së dyti, nëpërmjet injektimit të edramizmit, një variant modern i enverizmit dhe antishqiptarizmit! Së treti, nëpërmjet çthurjes morale dhe shkatërrimit të sistemit arsimor e të edukimit...

Së katërti, nëpërmjet shkatërrimit të familjes, nëpërmjet masivizimit të mungesës së dëshirës për krijimin dhe jetëgjatësinë e familjeve të reja! Por, edhe nëpërmjet liberalizimit ekstrem të raporteve si çift e të kultivimit të pabesisë dhe tradhtisë bashkëshortore, sidomos në vendet e punës, për të ruajtur vendin e punës e për përfitime të çdo natyre tjetër...

Fatmirësisht, përpara kemi 11 majin 2025, një shans të madh apo historik për të larguar Edi Ramën me shoqet e shokët e tij, partiakë, pushtetarë, oligarkë, "investitorë strategjikë", bosë e kapo bandash..., nga qeverisja apo mbretërimi mbi 11 vjeçar në Shqipëri! Domethënë apo fare SHQIP: për të mos i lejuar të festojnë çmendurisht suksesin e plotë të skenarit ndërkombëtar dhe të misionit të tyre për ta bërë Shqipërinë ferr për shumicën e shqiptarëve dhe parajsë për enveristo- edramistët, për spiunët e thinjur dhe patronazhistët, plot prej tyre, stolisur sa vështirë kuptohen nga gjinia apo seksi; për sorosianë e ndraghetas; për bangladeshas e srilankas, për malajzianë dhe afganë, për sirianë dhe palestinezë, për afrikanë dhe latino- amerikanë...!

Dil Enver nga varri, se do të zgurdullohen sytë e flakërohen nervat kur të shikosh se sa shumë të kanë lënë prapa për të këqija ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, Edi Rama me shoqe e shokë dhe me "banda" komunisto- socialiste, nga vendi, nga fqinjët e më të largëtit, deri në Meksikë, Kolumbi, Ekuador, Tajlandë, Arabi Saudite, Kuvajt, Katar...!

Apo se çfarë gjëmash i kanë bërë këtij vendi e populli "kapitalistët internacionalistë rilindas", me drogëra, me korrupsion, me kulla të larta, me komplekse vilash e pallatesh në zona turistike!? Për më tepër, kur të bindesh se të gjitha, edhe pse shumica ndërtuar me para të pista e kriminale, edhe "nën hundën" e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit shqiptar e të ambasadorëve të SHBA e të BE- së, i kanë në pronësi të tyre të përjetshme, individuale, familjare, klanore faktike e ligjore...!?

Dil Enver nga varri, që pas atyre që do të te shikojnë sytë, të kthehesh menjëherë e i lemerisur në ferr, me bindjen dhe vendimin për të mos shkelur më në këtë vend e tokë asnjëherë!

Fundi i kësaj elegjie për të gjallë mund të ishte: 80 vjet apo një jetë nën diktatura, përmbytur nga të këqijat, padrejtësitë, mungesat, vuajtjet...mund të kishin bërë njeri edhe derr e ari në Shqipëri! Apo edhe plot majmunë nëpër pyje, në Afrikë e Azi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat