Për së gjalli u kallën, u dogjën, u bënë hi me, Besa Transin, asnjë përgjegjësi;
Për së gjalli u kallën, u dogjën, u bënë hi me, Durmo Tursin, asnjë përgjegjësi;
Për së gjalli u kallën, u dogjën, u bënë hi në spitalin e Tetovës, asnjë përgjegjësi;
Për së gjalli u kallën, u dogjën, u bënë hi në diskotekën e Koçanit, asnjë përgjegjësi.
Çmenduria e politikanëve në Maqedoninë Veriore nuk ka fund, në këtë shtet sa më shumë që digjen njerëzit për së gjalli aq më të autoritetshëm bëhen politikanët.
RMV-ja është bërë republikë e djegieve për së gjalli, ferri i kësaj bote njerëzore që ia kalon edhe xhehenemit të botës së përtejme. Në xhehenemin e botës së përtejme njerëzit do digjen nga mëkatet e tyre, jo nga Zoti, kurse në këtë shtet kriminelësh e hajdutësh njerëzit digjen jo nga mëkatet e tyre, por nga politikanët e korruptuar.
Doni të shokoni si digjen njerëzit e gjallë, ejani në RMV...