Në Zgjedhjet e tanishme të 9 shkurtit, nuk do të thotë se fitoi vetëm LVV, por fiton edhe populli i Kosovës me shumicën e saj, dhe strategjia sëcilit subjekti politik do të ishte që të bëjnë më të mirën e këtij vendi dhe pushtetin ta shfrytëzojnë, jo për nevoja përsonale e partiake, por mbi të gjitha për ndryshime më të mira dhe më prosperuese.
Dhe një qeverisje e ardhshme që do vjen, duke marrë parasysh interesat e popullit, kuptohet se tani më janë të çarta ndjenjat, vullneti dhe emocionet e këtij populli, të cilët në një mënyrë janë lodhur me pushtetët pasive në këtë vend, duke i konsideruar si bastione të një partie palitike, apo të një shoqërie parazite, që u pasuruan në kurriz të këtij populli.
LDK, si forcë progresive dhe hedh dritë mbi fatin e këtij populli dhe këtij vendi në krye me presidentin historik dr.Ibrahim Rugova, nuk mund të harrohet dhe nuk e harron historia dhe populli i këtij vendi, sepse ishte nyja që përmbante indin kryesor të zhvillimit demokratik përmes së cilës u hapën dyert e demokracisë së parë në Kosovë.
Do ta quanim me plot gojën edhe profet presidentin Rugova, i cili, duke rezistuar dhe luftuar me një argument shumë të fuqishëm të kohës moniste dhe sistemit pushtues, e sidomos kur populli shqiptarë ishte viktimë e vazhdueshme e një brutaliteti totalitar, aq edhe mizor nga një fashizëm i egër që e prodhoi regjimi serbo-sllav, me urtësinë e tij politike dhe filozofike, i japin ekzistencës së këtij populli një tipar të ri, tiparin e një populli të mprehtë dhe liridashës.
Mirëpo, pas shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova, thuase ndryshoi rrënjësisht qëndrimin i LDK-së, në parimet që kishte me udhëheqjen e presidentit, ku enrgjitë e saj sikur po shfrytëzohen në mënyrë jo të saktë, ku po zvetënohet tradita e këtij subjekti, e cila karakterizohej me kulturën dhe unitetin e këtij subjekti.
Në rend të parë si parti e unitetit dhe sakrificës, si dhe trajtimit të drejtë të anëtarësisë së vet dhe çështjeve organizative brenda dhe jashta saj, që cilësoheshin me një besim të theksuar e optimist, duke ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e fenomenit njerëzor dhe shoqëror pa dallim, duke mos lënë anash në asnjë moment çështjen kombëtare.
Është e vërtetë se ky shdërrim i procesit dhe rendimentit të punës në këtë subjekt politik përkon me shdërrimin e vetë njeriut, dhe LDK, e sotme, e ka të njëjtin fat, që duhet të reformohet dhe të ridizajnohet prej fillimit, që të bëhët si dikur e fuqishme dhe unitare, sikur në kohën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.
Dhe në këto rrethana, kjo parti nuk e meriton të mbetët pasive, vetëm duke u mburrur nën hijen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, apo nën mëshirën e dikurshme të laberinteve të Isa Mustafës, me bashobuzukët e tij për rreth, që u bënë shepesh herë vegël e PDK-së, pastaj sot nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, i cili defektet e krijuara dhe plasaritjet nuk i evitoi, por në të kundërtën i tërheqi në disfavot të LDK-së, që do mburret me të arriturat e veta, duke e zënë vendin e parafundit.
LDK, e sotme me udhëheqjen e Lumir Abdixhikur, që thoshte para këtyre zgjedhjeve se, LDK, do të fitoi bindshëm dhe do jetë e para, që do e merr kryeministrin dhe udhëheqjen e vendit, apo çëllimi i tij do të ishte vetëm për të përmbushë ambiciet e veta përsonale dhe klanore, duke lënë shumë pak hapësirë gjeneratave të reja, por edhe duke i larguar brenda saj disa shtylla të vjetra, siq ishte Agim Veliu, Milihate Tërmnkollie dhe të tjerë.
LDK, që dikur ishte gardiane dhe modele për githa partitë tjera në Kosovë, e më gjerë në rajon, sot me përshtypjen se po paraqet vija të kuqe me fituesin e këtyre zgjedhjeve LVV, duke kundërshtuar të bashkëpunojë me këtë subjekt politik për ta formuar qeverinë e ardhshme, duke u dëshmuar e pafuqishme me kapacitetët e saj për të marrë vendime, dhe në anën tjetër kryetari Lumir Abdixhiku, mburret me krenari, sikur do ta kishte vetë rrolin e fituesit të këtyre zgjedhjeve, duke vënë kushte sëcilit subjekt, se rroli i kryeministrit i takon vetëm Lumirit dhe askuj tjetër.