Shqipëria, Kroacia dhe Kosova së bashku kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake trepalëshe në fushën e mbrojtjes.
Profesori Sulejman Mehazi ka thënë se memorandumi për parandalimin e kërcënimeve të sigurisë midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është një hap i rëndësishëm, por nevojitet përfshirja e më shumë vendeve për të forcuar sigurinë rajonale.
Sipas tij, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si shtete kufitare me Serbinë, mund të jenë pjesë e kësaj nisme, duke krijuar një bllok më të gjerë mbrojtës ndaj rreziqeve të mundshme.
Tutje, thotë se edhe përfshirja e Hungarisë, veçanërisht për çështjen e Vojvodinës, do të mund të sillte një dimension shtesë në këtë bashkëpunim.
“Memorandumit për parandalimin e kërcënimeve të sigurisë në territorin e tre vendeve: Kroaci, Shqipëri, Kosovë, duhet t'i bashkohen dhe shtetet tjera në kufi me shtetin gjenocidial të Serbisë: Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë Veriore, këtu duhet të bashkohet edhe Hungaria për shkak Vojvodinës së gllabëruar nga serbo-fashisti Millosheviqi”, thotë Mehazi.