Fjalori tipik Stalinist po zëvendëson atë normal, të njerëzishëm dhe po merr përmasa të gërryerjes së zorrëve, qytetarët e thjeshtë janë zënë në senduic të rrymave ekstreme të bullizmit në politikë.
Kësaj atmosfere ëe padurueshme po i kontribuojnë liderët e papërgjegjshëm politikë, të cilët janë në gjendje të "kallin Romen" për një pozitë pushteti.
Ata nuk janë të vetëdijshëm që me fjalorin e tyre agresiv po i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, dhe kjo situatë po merr përmasa shqetësuese të një konfrontimi të brendshëm politik...
Si duket këtë gjendje e ka orkestruar Qeveria në ikje (koalicioni) për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga dëmet politike të marrëveshjes për vjeljen e buxhetit.
Ndërsa MPJ ka futur faktorin shqiptar dhe Kosovën para bankrotimit politik dhe diplomatik...