Nuk i duhen Kosovës përçarjet e ndasitë politike

Opinione

Nuk i duhen Kosovës përçarjet e ndasitë politike

Nga: Miftar Zagragja Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Miftar Zagragja

Është për të ardhur keq, se si lidershipi politik i Kosovës, KQZ-ja, analistët politikë, individët me përcaktime politike dhe mediat e Kosovës nuk marrin parasysh sa e si duhet punën e mërgatës shqiptare, mërgatë kjo me një organizimn dhe konstribut shumëvjeçar.

Ngjarjet në Kosovës dëshmuan, por edhe mohuan gjithë punën, angazhimin, sakrificën dhe vetëmohimin e njerëzve, vullnetarë gjatë periudhës okupuesem, kur armiku serb e jugosllav ishte tërbuar dhe ushtronte represion të pa parë mbi shqiptarët e Kosovës. Ishte koha, kur armiku serb, na i mori të gjitha të drejtat për zhvillimin e arsimit, ekonomisë, kulturës, shëndetesisë, sportit etj.

mërgata shqiptare e Kosovës, fuqishëm kërkojmë dhe dëshirojnë një Kosovë ligjore dhe funksionale, sepse zhvillimet momentale dhe funksionimi i shtetit lë shumë për të dëshiruar, e sidomos ҫasja ndaj diasporës. Nuk është aspak e ndershme që institucionet e shtetit të shkojnë deri atje sa ta,,shantazhojne” kaq shpejt këtë ,,kopsht” të madh e tepër të rëndësishëm për të cilin më shumë se çdo kujt tjetër i është dashur, i duhet sot dhe do t‘i duhet edhe për shumë e shumë vite shtetit të Kosovës.

Mërgata shqiptare është i vetmi „burim“ që i sjellë Kosovës miliarda euro në vit pa asnjë kushtëzim. Me ndihmën dhe kontributet e mërgimtarëve shqiptarë përpos familjeve të tyre, po ndihmohen mijëra familje tjera skamnore anë e mbanë Kosovës. Në mesin e mërgatës shqiptare, Kosova mund të gjejë ekspertë të të gjitha fushave që kanë një kulturë të lartë profesionale. Jo pak shqiptarë në botë janë dëshmuar dhe kanë bërë emër në politikë, arsim, letërsi, sport, art, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi. Nuk janë të pakët shqiptarët në Evropë, e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administratë e fusha tjera të rëndësishme. Nuk është për t‘u habitur nga ky lloj stereotipi i politikës shqiptare në përgjithësi dhe kosovare në veçanti.

A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij transicioni që nuk i dihet fundi!?

Pse së pakut qeveria e politika me analistët e Kosovës, cilëtdo qofshin ata, nga viti 1999 e këndej nuk e quajnë me emrin e vërtetë këtë pjesë të mërgatës shqiptare.

Sot nuk ka vend në botë që nuk ka shqiptarë, diku më shumë e diku më pak, por, numërohen rreth 5.000.000 (pesë milion) shqiptarë, kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe. Deri kur do të heshtin e institucionet qeveritare ndaj këtij “eksodi” të ri kundër mërgatës shqiptare?!

Le ta din se mërgata shqiptare e Kosovës është pjesa më e ndritur e historisë më të re të Kosovës, është krenaria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat