“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, kjo ka qenë deklarata e Fatmir Limaj vetëm dhjetë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Që atëherë më nuk u foli, ka heshtur.
Kritika të forta ndaj tij ka pasur nga opozitarët, në veçanti nga kryetari i AAK, me të cilin garuan në koalicion. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me shumë pak shkronja i ka reaguar deklaratës së Fatmir Limajt, me të cilin kishin koalicion gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
Indirekt, Ramush Haradinaj nuk u pajtua me deklaratëm e z.Limaj, duke shkruar në facebook “E keqja ka emër – Albin Kurti”,me reagime edhe nga zyrtarët e tjerë të AAK-së.
Por, nga AAK harrojnë se pa z.Limaj sdo të mund të kalonin pragun me çka duhet t'i jenë falenderues, shto këtu faktin se skanë pasur marrëveshje që edhe pas zgjedhjeve do të jenë bashkë.
Fatmir Limaj ka të drejtë që me deputetët e tij të votojë apo jo kë të dëshiron, nuk i ka asnjë borxh Ramushit. Por, Limaj i ka borxh opinionit publik që të flas, të përforcojë mendimin e tij apo të sqarojë se cila është e vërteta.
Heshtja e tij lë shumē mundësi të interpretimit të cilave mund dhe duhet t'u jap fund vet z.Limaj. Ramush Haradinaj duket i dëshpëruar në skajshmëri, një njeri i dështuar në politikë, por që nuk e sheh veten me sytë e votueve të cilët me 9 shkurt i treguan vendin.