Javë më parë nga gara për kryetar të Komunës së Skenderajt u tërhoq Sami Lushtaku.
Kjo ndodhi pasi që Gjykata Supreme e Kosovës i ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”.
Siç raportohet edhe një kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës nuk mundet që të jetë pse e garës zgjedhore, shkruan "Bota sot".
Sokol Bashota, ish kryetari i Klinës nuk do ta ketë mundësin që të kërkojë votën e qytetarëve edhe për një mandat të kësaj komune, kjo pasi që Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimin.
Për rastin e Bashotës, ka raportuar edhe IDK-së.
Ndryshe, Bashota së bashku me Enver Berisha u paraqiten para Gjykatës së Pejës-Dega në Klinë në shkurt të këtij viti.
Bashota u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, kurse Berisha me 6 muajve burg me afat verifikimi prej 1 viti dhe 1200 euro gjobë.
Bashota doli para gjykatësit pasi që nuk e raportoi një banesë në Prishtinë dhe makinën të tipit “BMW X5”.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fillim tu muajit gusht e kishte prezantuar Bashotën si kandidatat për kryetar të ardhshëm të Klinës.