Kur hesht Amerika, bota mbetet pa zë

Opinione

Kur hesht Amerika, bota mbetet pa zë

Nga: Albina Hyseni Më: 17 mars 2025 Në ora: 10:56
Albina Hyseni

Për dekada, drita e lirisë ka depërtuar përmes valëve të radios, duke i dhënë shpresë popujve të shtypur. Zëri i Amerikës nuk ishte vetëm një burim lajmesh, por një dritare drejt botës së lirë për miliona njerëz nën diktatura dhe regjime të padrejta.

Për shqiptarët, kjo ishte më shumë se një media – ishte dëshmia se diku ekzistonte një botë ku e vërteta mund të thuhej pa frikë. Nga Shqipëria komuniste e deri te shqiptarët e Kosovës nën shtypjen serbe, Zëri i Amerikës u bë aleati i heshtur i atyre që ëndërronin lirinë.

Sot, kur demokracia sfidohet edhe aty ku dikur dukej e patundur, të mendosh se bota nuk ka më nevojë për këtë zë është një gabim i rrezikshëm. Liria nuk është një dhuratë e përhershme – ajo duhet të mbrohet, të ushqehet dhe të përcillet brez pas brezi. Nëse Amerika pushon së transmetuari vlera demokratike, bota nuk bëhet më e sigurt – përkundrazi, bëhet më e heshtur.

Andaj, një shoqëri që nuk mendon, nuk është e lirë. Dhe një botë pa mendim, është një botë që rrezikon të mbetet në errësirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat